Rama pas operacionit: Besoj se do të kthehem shpejt

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka falënderuar këdo që është interesuar këto ditë për shëndetin e tij, pas operacionit që pati dje.

“Një falënderim nga zemra kujtdo prej jush që këto ditë është interesuar për shëndetin tim! Falë ekipit të përkushtuar mjekësor dhe pas ndërhyrjes së suksesshme, sot e lashë spitalin për të vazhduar protokollin e rikuperimit në shtëpi dhe pa mundur të gjej dot fjalët e mjaftueshme për t’i falënderuar mjekët e infermierët për përkujdesjen e tyre”, ka shkruar Rama në “Facebook”.

Rama tha se beson se shumë shpejt t’i kthehet angazhimeve.

Kujtojmë se kryeministri Rama të hënën u operua për zorrën qorre.

Back to top button