Rama: PD do të hyjë në zgjedhje

Kryeministri thotë se janë të gatshëm t’ia ofrojnë PD-së një mundësi

Pas publikimit të listave për deputetë, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama mbrëmë vonë në një konferencë për mediat tha se vazhdontë besojë se PD do të hynte në zgjedhje.

“Unë vazhdoj të mendoj që PD do të hyjë në zgjedhje dhe jam i bindur sepse nuk është një iluzion, por një mundësi reale sepse këtë bindje e kam pasur gjithmonë dhe jam besimplotë se ne ashtu siç e kemi shprehur do të mund t’i krijojmë PD dhe partive të tjera rreth saj mundësinë që të regjistrohen. Jemi të gatshëm t’i ofrojmë PD mundësinë që në 7 maj në Kavajë të shkojë me një kandidat dhe jo me një turmë njerëzish të manipuluar”, tha kryeministri Rama.

Ai ka theksuar se janë gati të bisedojnë me opozitën për të gjitha kërkesat e parashtruara në platformën e kompromisit nga miqtë e PD të Partive Popullore, por sipas tij së pari duhet të merren vesh për vettingun.

“Nëse PD do të kërkojë që t’i bashkangjitet këtij procesi në një kohë të arsyeshme, ne nuk do themi jo. Madje unë jam i përgatitur që të them PO edhe për të gjitha kërkesat e parashtruara në platformën e kompromisit nga miqtë e PD të Partive Popullore, duke përjashtuat afatin e zgjedhjeve që të shtyhet. Të tjerat janë në tavolinë, por kuptohet të merremi vesh për vettingun”, tha Rama.

Ndërkohë Partia Socialiste ka nisur mbrëmjen e së shtunës publikimin e listave me kandidatët që do të garojnë për deputetë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

Back to top button