Rama: PD, frikë nga drejtësia

Rama ka shprehur bindjen se votuesit e rinj do të dinë të zgjedhin alternativën e duhur në këto zgjedhje

Kryeministri Edi Rama ka thënë se më 18 qershor do të ndahemi njëherë e mirë nga e shkuara. Me këto fjalë u është drejtuar votuesve të rinj, në një miting të mbajtur pasditen e së hënës në Berat.

“Më 18 qershor do të vendosim që të vazhdojmë në rrugën për të bërë shtet. Ne duam një Shqipëri për shumë më tepër mundësi për të gjithë”, ka thënë Rama. Ai ka shprehur bindjen se votuesit e rinj, por jo vetëm, do të dinë të zgjedhin alternativën e duhur në këto zgjedhje.

“Do zgjedhim Shqipërinë që duam, apo do futemi në bunkerin e plastmasit, ku PD po shkruan pjesën më të zymtë të historisë së saj. Jam i bindur tek zgjedhja që do të bëjnë votuesit e sidomos votuesit që votojnë për herë të parë”, ka thënë Rama./21Media

Back to top button