Mustafa paralajmëron ndërtimin e autostradës Prishtinë-Gjilan-Dheu i Bardhë

Sipas kryeministrit,  Anamorava e ka merituar një investim të tillë

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, nëpërmjet një postimi në Facebook ka bërë të ditur se punimet për ndërtimin e autostradës Prishtinë-Gjilan-Dheu i Bardhë, me gjatësi 47.1 kilometra, pritet të nisin në muajin gusht.

“Miq të dashur, Punimet për ndërtimin e Autostradës Prishtinë-Gjilan-Dheu i Bardhë, me gjatësi 47.1 kilometra, pritet të nisin më së largu në muajin gusht.  Anamorava e ka merituar një investim të tillë, i cili do të lehtësoj qarkullimin e njerëzve dhe do të mundësoj zhvillim të hovshëm ekonomik të këtij rajoni shumë të rëndësishëm të vendit”, ka shkruar Mustafa./21Media

 

Artikuj të ngjashëm

Shikoni Gjithashtu
Close
Back to top button
close button