Rama për Abazoviqin: E ka thyer një mit se shqiptarët mund me qenë në krye të shteteve të ndryshme

Gjatë vizitës në Kosovë, kryeministri në detyrë i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, është pritur nga kryetari i Prishtinës, Përparim Rama me këtë rast kryetari Rama, ia dhuroi kryeministrit në detyrë, Çelësin e Kryeqytetit.
Pas takimit të mbyllur për media, kryetari Rama dhe kryeministri në detyrë Abazoviq, për RTV21 u shprehën se do të vazhdojnë frymën e mirë bashkëpunuese.
“… Dritani ka ba aq shumë për Malin e Zi por edhe për popullin shqiptar sepse e ka thy një mit që shqiptarët faktikisht munden me qenë në krye të shteteve të ndryshme e këtë e ka bërë Dritani, kështu që ndihem i respektuar që është së bashku me neve në Kryeqytet e po shpresoj që së shpejti edhe neve do të jemi në Mal të Zi…, Dritani është duke e ba një punë fantastike në zhvillimin e gjithë vendit sidomos zonës së Ulqinit në ndërlidhjen me Shqipëri nëpërmes urës të rë të cilën e kanë në projektim e sipër. , tha Rama.
Kurse Abazoviq tha se ndjen vetën gjithmonë si në shtëpi dhe vlerësoi kontributin e Ramës.
“Përndryshe sot kisha nderin me fitu edhe çelësin e Prishtinës dhe tash në mënyrë simbolike behëm qytetar i Prishtinës dhe vetën e ndjejë çdo herë si në shpi të vet, dhe jam më se i sigurt se çdo kosovarë do ta ndije vetën si në shtëpi të vete në Mal të Zi, ne deshëm ta nisim një mesazh paqësor t ‘bashkëpunimit në rajon dhe jemi të fokusuar për të qenë ardhmëria jonë e përbashkët në bashkëpunim Evropian në ndërrimin e një koncepti politik që ka qenë në dekada më herët dhe njerëzit si Përparimi i thyejnë… mendimet tradicionale dhe i japin një fuqi të re…”/21Media