Rama për dialogun Kosovë-Serbi: Këtu është “rock & roll”, në Bruksel është vetëm simfoni

Kryeministri shqiptar, Edi Rama tha se shpreson që Kosova dhe Serbia të arrijnë një marrëveshje përfundimtare në Samitin e Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor që po mbahet në Tiranë, por sipas tij me shumë mundësi këtu nuk do të ndodhë.
“Gjërat janë pak më të vështirë se kaq. Ka një ndryshim shumë të madh, sepse këtu është “rock & roll”, në Bruksel është vetëm simfoni Ballkani Perëndimor nuk ka qenë kurrë më mirë në historinë e vet. Dhe shqiptarët, veçanërisht në Shqipëri e Kosovë, nuk kanë qenë më mirë në historinë e tyre”, tha ai./21Media

Back to top button