Rama për draftin e Asociacionit: Unë nuk e kam çuar atë të Putin e Xi Jinping, por…

(Lajm i përditësuar)

Kreyministri i Shqipërisë, Edi Rama gjatë konferencës së jashtëzakonshme për media këtë martë u shpreh se draftin e Asociacionit nuk ia ka dërguar Putinit e Xi Jinping, por dy njerëz që siç thotë ai i kanë bërë Kosovës një dhuratë të madhe.

“Unë nuk e kam çuar atë draft te Putini e Xi Jinping. Unë e kam çuar atë draft te dy njerëzit që i kanë bërë gati Kosovës dhuratën më të madhe të mundshme. Ai plan që është në tavolinë i ashtuquajtur plani franko-gjerman është gjeja më e bukur e mundshme që mund të shkruajnë politikanët dhe juristët së bashku dhe Kosova e ka në tavolinë. Mua më ka mësuar edhe historia edhe jeta se kur i bënë shumë naze një marrëveshjeje që ta vënë në tavolinë fuqitë e mëdha, marrëveshja tjetër nuk është më aq e mirë”, tha Rama, përcjell rtv21.tv.


Rama tregon pse Vuçiq e çon ushtrinë në kufi me Kosovën

Kryeministri i Shqipërsië, Edi Rama tregoi se pse Vuçiq i çon ushtarët e tij në kufirin me Kosovën.

Ai në një konferencë për media këtë të martë tha se Vuçiq nuk i çon për të mbrojtur me armë serbët por për ta ndezur shpirtin nacionalist të serbëve, përcjell rtv21.tv.

“Pse i çon president ii Serbisë ushtarët në Mendoni se në cepin më të largët të mendjes së vet dhe në ëndrën e tij me kurajoze ai mendon se mund të futet një ushtar serb një metër në kufirin e Kosovës. Absulitisht jo! As që nuk e imagjinon. Po pse i çon? Nuk i çon për të mbrojtur me armë serbët që janë në Kosovë, por i çon për të ndezur shpirtin nacionalist të serbëve që janë në Kosovë dhe Serbi”, tha Rama.

Ai theksoi se Serbia e ka humbur luftën ushtarikisht njëherë e mirë në vitin 1999.

“Serbia qysh në vitin 1999 nuk është më kërcënim për Kosovën, s’ka çka i bën fare. Jo pse Albin Kurti është aty apo cili do tjetër, por është Amerika” tha ai tutje në konferencë.

“Kam kërkuar takim prej ditësh”, Rama: Kurti e Vuçiq, të painteresuar për asociacionin

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, sot në konferencën tha se kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe presidenti serb, Aleksandër Vuqiç nuk janë të interesuar për Asociacionin.

“Zero sepse së pari përpjekja ime për t’u takuar me kryeministrin e Kosovës nuk ka filluar sot, ka disa ditë që i kam kërkuar te takohemi për të folur për këtë situatë. Për mua nuk ka surpriza apo gjëra të panjohura me Albinin sepse siç më njeh ai mua e njoh edhe unë atë edhe është i sinqertë në atë që thotë. Ai beson vërtet se thotë diçka të rëndësishme dhe duhet ta marr në konsideratë dhe e fundit, zero sepse ka dy njerëz që janë të painteresuar për asociacionin dhe në këtë pikë janë bashkë por janë të interesuar që asociacioni të mos krijohet dhe këta janë kryeministri i Kosovës dhe Presidenti i Serbisë sepse për mënyrën se si e kanë të ndërtuar politikën e tyre të brendshme iu duhet armiku i jashtëm. Pse i çon presidenti i Serbisë ushtarët në kufi me Kosovën”, tha ai.

Ndryshe, Rama ka njoftuar sot se mbledhja mes dy qeverive, të Kosovës dhe të Shqipërisë, e planifikuar për të mërkurën e 14 qershorit në Gjakovë, nuk mund të mbahet në formatin e parashikuar./21Media

Back to top button