“Kam kërkuar takim prej ditësh”, Rama: Kurti e Vuçiq, të painteresuar për asociacionin

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, sot në konferencën tha se kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe presidenti serb, Aleksandër Vuqiç nuk janë të interesuar për Asociacionin.

“Zero sepse së pari përpjekja ime për t’u takuar me kryeministrin e Kosovës nuk ka filluar sot, ka disa ditë që i kam kërkuar te takohemi për të folur për këtë situatë. Për mua nuk ka surpriza apo gjëra të panjohura me Albinin sepse siç më njeh ai mua e njoh edhe unë atë edhe është i sinqertë në atë që thotë. Ai beson vërtet se thotë diçka të rëndësishme dhe duhet ta marr në konsideratë dhe e fundit, zero sepse ka dy njerëz që janë të painteresuar për asociacionin dhe në këtë pikë janë bashkë por janë të interesuar që asociacioni të mos krijohet dhe këta janë kryeministri i Kosovës dhe Presidenti i Serbisë sepse për mënyrën se si e kanë të ndërtuar politikën e tyre të brendshme iu duhet armiku i jashtëm. Pse i çon presidenti i Serbisë ushtarët në kufi me Kosovën”, tha ai.

Ndryshe, Rama ka njoftuar sot se mbledhja mes dy qeverive, të Kosovës dhe të Shqipërisë, e planifikuar për të mërkurën e 14 qershorit në Gjakovë, nuk mund të mbahet në formatin e parashikuar.

Back to top button