Rama përkujton heroinën Shotë Galica

Rama përkujtoi sot Shotë Galicën

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama në rubrikën e tij në Facebook Amarcord, përkujtoi sot Shotë Galicën.

“Kur u nda nga kjo jetë, kishte hyrë tashmë e gjallë në legjendë: Shote Galica (v. korrik 1927)”, shkruan kryeministri Rama.

Shote Galica, emri i vërtetë i së cilës është Qerime Halil Radisheva, lindi në vitin 1895. Shotë Galica ishte luftëtare e shquar e çetave kryengritëse kosovare për çlirimin dhe bashkimin kombëtar të të gjitha viseve shqiptare.

Pa përfillur terrorin e armikut dhe ligjet e ashpra të fesë e të kanunit, ajo luftoi heroikisht për 12 vjet me radhë kundër pushtuesve serbë, austrohungarezë e bullgarë. Shotë Galica mori pjesë në më shumë se 40 aksione të rëndësishme kundër armikut. Kundërshtoi politikën e dhunës e të terrorit të regjimit shovinist të Beogradit ndaj popullsisë shqiptare, shpronësimin e shpërnguljen e saj dhe kolonizimin sllav të trevave shqiptare./21Media

 

Back to top button