Rama: Po paralajmërojnë fitoret duke parë filxhanët e dëshirave

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka treguar punën që po e bën ekipi i tij, ai ka thënë se opozita po i paralajmëron fitoret nëpër tribuna duke parë filxhanin e dëshirave të tyre.

Sipas Ramës, kur dalin rezultatet nga kutitë “vazhdojnë filxhanosen nëpër ekrane me dëshpërimin e avazit bajat të regjimit, që u grabiti befasisht fitoren imagjinare me kthetrat e krimit”.

“Superskuadra që organizon sondazhet, studion shifrat, analizon trendet e pjesëmarrjes, ndjek të dhënat e terrenit në kohë reale dhe projekton rezultatet me përafërsi mbresëlënëse në bazë algoritmesh shkencore. Ndërsa të tjerët paralajmërojnë fitoret nëpër tribuna duke parë filxhanin e dëshirave të tyre dhe pastaj kur dalin rezultatet nga kutitë, vazhdojnë filxhanosen nëpër ekrane me dëshpërimin e avazit bajat të regjimit, që u grabiti befasisht fitoren imagjinare me kthetrat e krimit”, ka shkruar ai në Facebook./21Media

Back to top button