Ngjarjet e datës 15 maj

09:00

Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale mban mbledhjen e radhës. (Kuvendi i Kosovës, N303)

10:00Mbahet takimi koordinues ndërmjet kryeministrit Albin Kurti, ministrave dhe zëvendësministrave nga kabineti qeveritar dhe kryetarëve të​ Komunave. (Ndërtesën e Qeverisë, salla P38)

10:00Komisioni Ad-hoc për Zhvillimin e Procesit të Vlerësimit Kalimtar diskuton lidhur me punën dhe mandatin e Komisionit. (Kuvendi i Kosovës, N302)

10:00Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, pret ambasadorin e Hungarisë në Kosovë, József Bencze. (Shtëpia e Bardhë, Prizren)

11:00SHHBK “Nënë Terezë” në Prishtinë, në partneritet me Qendrën për Regjionalizëm në Novi Sad, organizojnë konferencën fillestare të projektit “Zhvillimi i mëtejshëm i Dialogut Civil ndërmjet Serbisë dhe Kosovës”. (Hotel “Afa”, Prishtinë)

18:30Anëtari i Parlamentit Evropian, Lukas Mandl, i cili është Doctor Honoris Causa i Universitetit Publik “Kadri Zeka” në Gjilan, mban ligjëratë me temën “Kosova dhe Bashkimi Evropian – Sfidat dhe e ardhmja”. (Universiteti i Gjilanit, Amfiteatri B02)

Back to top button