​Rama poston fotografi të familjes Jashari: Legjendarët

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama në 25 vjetorin e Epopesë së UÇK-së, ka postuar një fotografi të mëhershme të familjes Jashari, duke shkruar se këta janë legjendarët.
“LEGJENDARËT, 25-vjetori i Epopesë së UÇK-së”, ka shkruar ai.
Përndryshe, 25-vjetori i Epopesë së UÇK-së është shënuar me një varg aktivitetet të organizuara nga Qeveria e Kosovës dhe komunat. Shënimi i Epopesë, vazhdon edhe nesër me ndezjen e zjarreve në Prekaz, Prishtinë, por edhe me aktivitete të tjera.

Back to top button