Firmosen 21 marrëveshje dhe memorandume mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut

(Lajm i përditësuar)
Në përfundim të mbledhjes mes dy qeverive në Shkup, u mbajt edhe ceremonia e nënshkrimit të marrëveshjeve.
Qeveria e Shqipërisë dhe Maqedonisë e Veriut kanë nënshkruar 21 marrëveshje, duke nisur nga marrëveshjet për fushën e sigurisë dhe diplomacisë, deri tek memorandumi në sektorin e energjisë dhe pikat e përbashkëta kufitare.
1.      Memorandumi bashkëpunimi ndërmjet Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme të Republikës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Jashtme të Republikës së Maqedonisë së Veriut për bashkëpunim në fushën e digjitalizimit të shërbimeve konsullore.
2.      Memorandumit të mirëkuptimit ndërmjet Ministrisë së Evropës dhe Punëve të Jashtme të Republikës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës së Maqedonisë së Veriut për bashkëpunim në fushën e trajnimeve diplomatike
3.      Memorandum bashkëpunimi për çështjen e integrimit në BE ndërmjet Sekretariatit për Çështje Evropiane të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë Veriore dhe Ministrit të Shtetit, Kryenegociatorit të Republikës Së Shqipërisë
4.      Protokoll ndërmjet Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë – Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave të Republikës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë – Administratës Doganore të Republikës së Maqedonisë së Veriut në lidhje me zbatimin e Marrëveshjes për njohjen e ndërsjellë të operatorëve ekonomik të autorizuar – autorizimet për sigurinë dhe mbrojtjen (OEAS), ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut
5.      Memorandum Mirëkuptimi dhe bashkëpunimi në fushën e Financave Publike dhe Procesit të Aderimit në Bashkimin Evropian ndërmjet Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë të Republikës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Financave të Republikës së Maqedonisë
6.      Protokolli zbatues ndërmjet Ministrisë së Financave-Drejtoria e Doganës e RMV dhe Ministria për Financave dhe Ekonomisë- Drejtoria Përgjithshme e Doganave të RSH për zbatimin e marrëveshjes në mes Qeverisë së RMV dhe Këshillit të ministrave të RSH për vendosjen e vendkalimit të përbashkët kufitar në mes RSH dhe RMV, i nënshkruar më 10.06.2021 në Tiranë për vendkalimin ndërkombëtar Qafë-Thanë(RMV-Qafë- Thanë RSH)
7.      Marrëveshje ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut për krijimin e task forcave të përbashkëta në fushën e sigurisë
8.      Protokoll ndërmjet Ministrisë së Brendshme të Republikës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Brendshme të Republikës së Maqedonisë së Veriut për implementimin e kontrollit të përbashkët kufitar në pikën e përbashkët të kalimit kufitar Qafë-thanë/Kjafasan.
9.       Memorandum mirëkuptimi ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Maqedonisë së Veriut për bashkëpunim në fushën e mbrojtjes.
10.  Marrëveshje  bashkëpunimi ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut për rikthimin e ikonave të trafikuara ne vendin e tyre të origjinës.
11.  Programi për bashkëpunim ndërmjet Ministrisë së Arsimit dhe Sportit të Republikës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës së Republikës së Maqedonisë së Veriut në fushën e arsimit dhe shkencës për periudhën 2022-2025.
12.  Memorandum bashkëpunimi ndërmjet Ministrisë së Arsimit dhe Sportit të Republikës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës  të Republikës lidhur me lekturën /redaktimin gjuhësor të gjuhës shqipe.
13.  Memorandum bashkëpunimi ndërmjet Ministrisë së Arsimit dhe Sportit të Republikës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Sistemit Politik dhe Marrëdhënieve Ndërmjet Bashkësive të Republikës së Maqedonisë së Veriut lidhur me zbatimin e gjuhës së shenjave të gjuhës shqipe.
14.  Memorandumit të mirëkuptimit ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut në fushën e transformimit digjital
15.  Memorandum bashkëpunimi në sektorin e energjisë ndërmjet Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë të Republikës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Ekonomisë të Republikës së Maqedonisë së Veriut
16.  Marrëveshje ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut për delegimin e trafikut ajror në një pjesë të hapsirës ajrore mbi liqenin e Ohrit.
17.   Marrëveshje ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Maqedonisë së Veriut  për vendosjen e transportit ndërshtetëror ndërmjet Liqenit të Ohrit.
18.  Marrëveshje ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut për zhvillimin e lidhjes rrugore ndërmjet dy vendeve.
19.  Memorandumi bashkëpunimi ndërmjet Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale të Republikës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale të Republikës së Maqedonisë së Veriut për bashkëpunim në fushën e politikave sociale dhe mbrojtjes së fëmijëve.
20.  Marrëveshjen e bashkëpunimit në fushën e shëndetësisë ndërmjet Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale të Republikës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Shëndetësisë të Republikës së Maqedonisë së Veriut
21.  Memorandum bashkëpunimi ndërmjet Ministrisë së Ekonomisë të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Ministrisë së Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes të Republikës së Shqipërisë.
“Pikë e re kufitare, lidhja hekurudhore Shkup-Durrës dhe krijimi i ‘portit të thatë’ në Strugë”, Grubi propozoi tre konkluzione
ZV/kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi në mbledhjen e sotme ndërqeveritare mes Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë propozoi tre konkluzione shtesë, për të cilat tha se shpreson që të miratohen në mbledhjet e ardhshme mes dy Qeverive.
Grubi propozoi hapjen e një pike të re kufitare, e cila do të mundësonte lidhje më efikase në lidhjen e autostradave të dy vendeve në Korridorin 8, ku punët pritet të fillojnë në mars të vitit 2023.
“Me shpresë që do të bëhet një vendkalim tjetër, jo në Qafë Thanë, por pak më poshtë , i ri mes dy vendeve tona, që do të ulte koston me dhjetëra milionë euro të ndertimit të autostradës”,  tha mes tjerash Grubi.
Grubi gjithashtu tha se prop0zon zhvillimin e projektit për lidhjen hekurudhore Shkup-Durrës, respektivisht infrastrukturën hekurudhore të Korridorit 8.
“Tek ne duhet të modernizohet lidhja ekzistuese hekurudhore Kumanovë Shkup-Kërçovë dhe të përfundojë ndërtimi i pjesës nga Kërçova deri në kufirin me Republikën e Shqip⌂risë, me gjatësi 63km si dhe nga Kumanova për në Bullgari në gjatësi prej 89km”, tha mes tjerash Grubi.
Zv/kryeministri gjithashtu propozoi që të krijohet i ashtuquajturi “porti i thatë” në Strugë, që fillimisht ka qenë ide e kryeministrit Rama. Grubi tha kjo nënkupton krijimin e një pike logjistike për transportin e mallrave që vijnë nga Porto Romano në Durrës.
“Këtu dua të falënderojë kryeministrin Rama i cili na mundësoi qasjen e një vendi pa det në Portin e Durrësit, dhe vetëm në këtë mënyrë zhvillohen marrëdhëniet vëllazërore dhe të afërta mes nesh”, pohoi mes tjerash Grubi.
Rama: Grubi është shqiptari më i mirë mes maqedonasve dhe maqedonasi më i mirë mes shqiptarëve
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama në mbledhjen e sotme ndërqeveritare mes dy qeverive ka bërë nje lëvdatë drejt zv/ kryeministrit Artan Grubi.
Rama mes tjerash tha se ka bashkëpunim të mirë me të gjitha ministrat e Maqedonisë së Veriut.
“Besoj eshtë është shqiptari më i mirë mes maqedonasve dhe maqedonasi më i mirë mes shqiptarëve. Kështu që për ne është kënaqësi dhe privilegj që të kemi në nivelin e punës së përditshme, një partner kaq të besueshëm, ashtu siç janë pastaj të gjithë kolegët”, tha mes tjerash Rama.
​Rama: Ballkani i hapur na dha shumë mundësi të reja
Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama i cili po qëndron në Shkup, bashkë me kabinetin e tij qeveritarë, gjatë fjalimit paralajmëroi samitin e radhës të BE-së, me vendet e Ballkanit Perëndimorë që do të mbahet më 6 dhjetor në Tiranë.
“Ne takohemi në këtë mbledhje të dy qeverive, në aspektin e interesave tona për tu bërë pjesë e familjes së madhe të BE-së. Sot të dyja vendet tona kanë hapur procesin e negociatave dhe kanë hedhur një hap shumë të madh përpara. Më 6 dhjetor në Tiranë do të mbahet samiti i BE-së me Ballkanin Perëndimorë dhe ne do të jemi aty me të gjitha problemet dhe sfidat tona, të cilat janë të ngjashme me ato të vendeve të BE-së”, deklaroi Edi Rama, i cili gjatë fjalimit të tij, foli edhe për Ballkanin e Hapur.
“Besoj që Ballkani i Hapur na ka dhënë shumë mundësi të reja për të parë përtej të djeshmes dhe për të kuptuar se si mund ta kapërcejmë të sotshme dhe për të projektuar të ardhmen, që të përfitojnë nga një hapësirë shumë të madhe se sa hapësira jonë e përvetshme gjeografike”, tha Rama.
Rama: Interes strategjik kombëtar që të kemi bashkëpunim sa më të madh mes dy vendeve
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama në mbledhjen ndërqeveritare mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut tha se bashkëpunimi mes dy vendeve eshtë i domosdoshëm.
Rama pohoi se dy vendet tona janë enë komunikuese që nuk mund të bëjnë pa njëra-tjetrën.
“Eshtë interesi i madh strategjik kombëtar, reciprokisht, i të dy shteteve tona që të kemi marrëdhënie sa më të forta, sa më vellazërore, sa më të palëkundura nga asnjë lloj stuhie apo asnjë lloj stine e vështirë sepse jemi dy enë komunikuese që nuk mund të bējmë pa njëra-tjetrën”, tha mes tjerash Rama.
Kovaçevski i uron mirëseardhje Qeverisë së Shqipërisë: Bashkëpunimi na siguron sukses
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski i ka uruar mirëseardhje Qeverisë së Shqipërisë në krye me Edi Ramën.
Kovaçevski tha se bashkëpunimi mes dy vendeve siguron sukses.
“Siç kam konstatuar edhe njëherë, afrimi është fillim, mbetja të bashkuar është perparim ndërsa bashkëpunimi është sukses. Nëse nisemi nga kjo, ne jemi në rrugë të mirë për të pasur sukses, sepse jemi bashkë në rrugën e vërtetë, në rrugën evropiane. I nderuar kryeminister Rama, të nderuar ministra qeverisë së Shqipërisë, edhe njëherë mirëserdhët në Qeverinë e Maqedonisë së Veriut”, tha mes tjerash Kovaçevski.

Rama pritet me ceremoni shtetërore në Maqedoninë e Veriut
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama është pritur sot me një ceremoni nga kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski.
Pas ceremonisë, nisë mbledhja mes dy qeverive Shqipëri-Maqedoni e Veriut, në sallën solemne të qeverisë maqedonase, ku do të flasin edhe dy krerët e qeverive.
Në mbledhje pritet të firmosen marrëveshje e memorandume./21Media

Back to top button