Ronaldo: Ndjehem i tradhtuar nga Manchester United

Ronaldo: Ndjehem i tradhtuar nga Manchester United

Sulmuesi i Manchester United, Cristiano Ronaldo thotë se ndjehet i “tradhtuar” nga klubi, nuk e respekton menaxherin Erik ten Hag dhe po detyrohet të largohet.
37 vjeçari premtoi në gusht se do të jepte versionin e tij në Old Trafford pasi nuk arriti të sigurojë një lëvizje në një klub që luan në Champions League, siç kishte shpresuar.
United-it i është kërkuar një përgjigje ndaj pretendimeve të portugezit.
“Po, jo vetëm trajneri, por dy ose tre djem të tjerë rreth klubit po përpiqen të më largojnë. U ndjeva i tradhtuar. Njerëzit duhet të dëgjojnë të vërtetën. Po, u ndjeva i tradhtuar dhe u ndjeva sikur disa njerëz nuk më duan këtu, jo vetëm këtë vit por edhe vitin e kalua”, tha Ronaldo.
Djajtë e Kuq, të cilët mundën Fulham 2-1 të dielën, janë të pestat në Premier League në sezonin e parë të Ten Hag si trajner./21Media

Back to top button