Rama publikon pamje nga fluturimi i bombarduesve amerikanë mbi Tiranë

Dy prej avionëve bombardues më të mëdhenj të ushtrisë amerikane, sot kryen fluturimin e paralajëmëruar mbi Tiranën
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka thënë se sot u krye fluturimi përshëndetës mbi
Tiranë, në kuadër të 100 vjetorit të marrëdhënieve SHBA-Shqipëri.
“Dy prej avionëve bombardues më të mëdhenj të ushtrisë amerikane, bishat B52, kryen sot një fluturim përshëndetës mbi Tiranë, në kuadër të 100-vjetorit të marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara”, shkroi Rama./21Media

Back to top button