Rama publikon pamje të tunelit “Agim Ramadani”, thotë se është në fazën e prokurimit

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama  ka publikuar pamje të tunelit “Agim Ramadani” , për të cilin ka thënë se është në fazën  e prokurimit.

Rama është zotuar se ky tunel do të shkarkojë komunikacionin në qendër të Kryeqytetit dhe do të ndërlidh Prishtinën e Vjetër me sheshet Ibrahim Rugova, Skenderbeu, Zahir Pajaziti, Xhorxh Bush e deri te Katedralja.

“Në këtë mënyrë po krijojmë më shumë hapsira për këmbësorë e gjelbërim, ajër më të pastër e jetë më të shëndetshme për qytetarët”, ka shkruar Rama./21Media

Back to top button