Rama publikon video të rrugës “A”: Mund të vonohet, por do të bëhet

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka publikuar video të projektit të rrugës A duke u shprehur i bindur se kjo rrugë do të ndërtohet edhe pse me vonesë.

“Rruga “Jim Xhema” apo “A” është ndër projektet më të rëndësishme për Kryeqytetin.

Në videon më poshtë mund të shihni trasenë e rrugës dhe të kuptoni rëndësinë e veçantinë e kësaj rruge 6 kilometra, e cila do të lidhë lagjet “Kalabria” dhe “Mati” me Prishtinën e Re, duke reduktuar kështu në masë të madhe kolonat, eliminuar në tërësi kundërmimin e ujërave të zeza në lagjen “Kalabria” dhe rritur zhvillimin ekonomik në Kryeqytet.

Andaj kjo rrugë do të bëhet, mund të vonohet, por do të realizohet për të mirën e të gjithë qytetarëve, jo vetëm të Prishtinës por të gjithë vendit.”, ka shkruar Rama në Facebook.

Kujtojmë se Gjykata Komerciale ka vendosur që të ndalohen punimet në këtë rrugë.Ky vendim ngjalli reagime të Ramës, por edhe të LDK-së duke e quajtur vendim politik i ndikuar nga partia në pushtet./21Media

Back to top button