Kaloni te përmbajtja kryesore

Rama reagon pas kërkesës së SHBA-së që Serbia të tërheqë ushtrinë nga kufiri me Kosovën

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, reagoi pasi Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë bërë thirrje Serbisë të tërheqë forcat nga kufiri me Kosovën dhe të vazhdojë të ulë tensionet.

Rama ka thënë se “Shqipëria i bashkohet thirrjes së Qeverisë së SHBA-së për de-eskalim të menjëhershëm në kufirin mes Kosovës dhe Serbisë”.

“I bëj thirrje lidershipit të Kosovës dhe Serbisë që të veprojnë me përgjegjësi dhe maturi. Shqipëria është e përkushtuar për sigurinë dhe stabilitetin e Kosovës”, ka shkruar Rama në një postim në platformën “X”,
Koordinatori për komunikime strategjike në Këshillin e Sigurisë Kombëtare të SHBA-së, John Kirby, shprehu shqetësimin e Uashingtonit, për siç tha, “dislokimin e madh” të trupave të Serbisë përgjatë kufirit me Kosovën.

“Ne do të monitorojmë dislokimin e madh serb përgjatë kufirit me Kosovën. Ne i bëjmë thirrje Serbisë të tërheqë forcat nga kufiri dhe të vazhdojë të ulë tensionet”, tha Kirby gjatë një takimi me gazetarë më 29 shtator./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button