Shtëpia e Bardhë telefonon Kurtin: Kërkova rritjen mbështjetjes së SHBA-së kundër planeve të Serbisë për luftë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dha detaje për telefonatën që sot ka pasur nga këshilltari kryesor i presidentit amerikan, Jake Sullivan.

Ai tha se e ka falënderuar SHBA-në për mbështetjen për sigurinë kufitare të Kosovës. Kurti po ashtu njoftoi se i kërkojë rritje të mbështetjes kundër planeve të Serbisë për luftë, shkruan portali rtv21.tv

Kreu i Qeverisë së Kosovës tha se e ka siguruar këshilltarin e Joe Biden për bashkëpunimin e vazhdueshëm të Policisë së Kosovës me KFOR-in dhe se përkushtimi i Kosovës për të mbrojtur të gjithë qytetarët është i palëkundshëm.

“E sigurova atë për bashkëpunimin e vazhdueshëm të Policisë së Kosovës me KFOR-in dhe se përkushtimi ynë për të mbrojtur të gjithë qytetarët është i palëkundur.”, shkroi Kurti në platformën X.


Sulmi në Banjskë, Kurtin e telefonon Shtëpia e Bardhë

Koordinatori për komunikime strategjike në Këshillin e Sigurisë Kombëtare të SHBA-së, John Kirby, ka shprehur shqetësimin e Uashingtonit, për siç tha, dislokimin e madh të trupave të Serbisë përgjatë kufirit me Kosovën. Ai ka thënë se SHBA ka kontaktuar me Kosovën dhe Serbinë për të folur për këto ngjarje.

Sipas Kirbyt, sot gjatë ditës Kryeministrin Albin Kurti e kanë telefonuar nga Shtëpia e Bardhë, Këshilltari për Siguri Kombëtare Jake Sullivan, ndërsa Presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiqit Sekretari Amerikan i Shtetit.

“Më herët sot, Sekretari Blinken i telefonoi presidentit serb Vuçiq për të përcjellë shqetësimin tonë për këto incidente dhe për të nënvizuar nevojën për de-përshkallëzimin e menjëhershëm dhe një kthim në dialog. Këshilltari i Sigurisë Kombëtare, Jake Sullivan, pak kohë më parë foli me kryeministrin e Kosovës Kurti për të diskutuar mbi këto ngjarje dhe rëndësinë e dialogut” ka thënë Kirby.

Back to top button