Rama shkarkon Çuçin nga Ministria e Turizmit

Nga dy protestat e mbajtura nga qytetarët në Shqipëri të cilët kërkonin drejtësi për Jonada Avdia, 7 vjeçarja e cila humbi jetën në Potam, ku u përplas me një skaf.
Në protestë, kërkohej dorëheqeja e ministrave Bledi Çuçi e Kumbaro.
Këshilli i Ministrave ka shkarkuar nga detyra zëvendësministren e Mjedisit dhe Turizmit, Ornela Çuçi, e cila e mbante këtë post që prej vitit 2017.
“Në mbështetje të nenit  100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të  nenit 6,  të  ligjit  nr.  9000,  date 30.1.2003,  “Për  organizimin  dhe  funksionimin  e Këshillit të  Ministrave”, me  propozimin  e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave VENDOSI: Znj. Ornela Çuçi, zëvendësministër i Turizmit dhe Mjedisit, lirohet nga kjo detyrë. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë”, thuhet në vendim, raporton Ora News.
Vendimi është marrë me 29 korrik, por është botuar vetëm dje (8 gusht) në Fletoren Zyrtare.
Në dy protesta radhazi, shoqëria civile dhe qytetarët akuzuan Mirela Kumbaron, Bledi Çuçin dhe Gledis Nanon si përgjegjës që mosgarantimin e sigurisë në plazhet e vendit që prodhuan edhe tragjedinë në Himarë./21Media

Back to top button