Rama: Shkolla me 3 turne, vetëm 20 nxënës në klasa dhe me maska

 

Hapja e institucioneve arsimore këtë vit të ri shkollor konsiderohet sfidë e vështirë për shkak të situatës e krijuar nga pandemia.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama gjatë takimit online me drejtuesit e Drejtorive Rajonale dhe zyrave arsimore vendore u shpreh se për të mbrojtur shëndetin e fëmijëve, shkollat do të jenë edhe me tre turne.

“Funksionimi i shkollës, do të jetë ndryshe nga vitet e tjera dhe do të funksinojnë deri në 3 turne. 1997 shkolla kanë 1 turn, 472 me 2 turne, 183 shkolla kanë tre nënturne. Në klasa në mënyrë absolute duhen respektuar rezultat dhe nuk duhet të ketë më shumë se 20 nxënës. Për ato me mësim të kombinuar klasat do zhvillohen një herë në ambient dhe një herë online dhe do të vlerësohen vetëm në shkollë. Shtohen detergjenët, maskat, termometrët do të ketë edhe një person të dedikuar nga sistemi i shëndetit publik pranë shkollës.”, tha ai.

Sipas kryeministrit, roli i mësuesve në këtë situatë të vështirë është i rëndësishëm pasi ata nuk po kryejnë thjesht një detyrë shtetërore, por po kujdesen edhe per shëndetin e mijëra fëmijëve dhe jo vetëm.

Ndërkohë, Rama paralajmëroi edhe për rritjen e numrit të të infektuarve me Covid 19 pasi sipas tij, virusi do të mundet vetëm pas krijimit të një vaksine efektive.

“Numrat do të rriten dhe këtë e dimë nga analiza e arsyeshme e faktorëve qeënxitet nga rritja e numrave, hapja totale e Shqiperisë, mbi të gjitha ka rritje që vjen si rezultat e mungesës e bërjes e të gjitha ysmeteve që duhet të bërë dhe një rritje të numrave për shkak të përballjes me këtë armik të padukshëm. Nuk mund të ndërtojmë një mur të padukshëm që mos të futet ky armik i padukshëm. Rezultati përfundimtar nuk është një notë, as një mesatare, por është shëndeti i fëmijve. Mbyllja e shkollave nuk është opsion. Virusi nuk ka ikur dhe s’ka për të ikur deri kur të paktën të dalë një vaksinë e pranushme në të gjithë botën”, shtoi ai

Kryeministri shqiptar u bëri edhe një herë thirrje qytetarëve që të respektojnë me rogorizitet udhëzimet e propozuara nga ministria e Shëndetesisë, ku mbajtja e maskës dhe distancimi social janë të domosdoshme./vizionplus

Back to top button