Rama: Shqipëria është shumë afër BE-së, plani i përbashkët do të realizohet plotësisht

Samiti për Planin e Rritjes në Shkup ka bërë bashkë udhëheqësit e Ballkanit Perëndimor dhe përfaqësues të Bashkimit Evropian për të diskutuar zbatimin e Planit të Rritjes për rajonin.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka deklaruar se Shqipëria drejt BE-së është afër teksa shtoi se plani i përbashkët do të realizohet plotësisht.

“Vazhdojmë me pikat e tjera sipas kalendarit. Jemi shumë afër nuk kemi qenë më afër edhe besoj shumë që ne do t’i përmbushim të gjitha detyrimet tona siç kemi paraparë edhe afatet me komisionin evropian dhe plani i përbashkët do të realizohet plotësisht”, tha Rama. /21Media

Back to top button