Rama: Shqipëria fronti i ri i naftës
Rama në Kongresin Botëror të naftës
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ndodhet në Stamboll në Kongresin Botëror të naftës. Atje Rama tha se Shqipëria ka rezerva të pashfrytëzuara nafte dhe se në të ardhmen, vendi mund të bëhet fronti i ri i naftës në botë.
“A mundet Shqipëria të jetë fronti i ardhshëm i naftës? Në fakt është e njëjta pyetje që shtron Forbsi. Vetëm pak vite më parë, pas një të shkuare të trazuar, Shqipëria e pasur me burime po përpiqet të modernizohet për t’u bërë një vend i mirë për të kryer biznes dhe me sukses mbresëlënës. Në të kundërt të historisë së trazuar të vetë Shqipërisë zhvillimet në fushën e naftës priten të kenë një fund të lumtur, shkuan me tej artikulli. Ajo çfarë nuk përmendi artikulli, është se kureshtja për burimet e naftës shkon në kohë përpara krijimit të shtetit të pavarur shqiptar. Kur gërmimet nisën në fillim të viteve 1900, titujt aso kohe e konsideronin Shqipërinë tërësinë e re të Evropës. Koha tregoi se këto premtime ishin tejet optimiste, por megjithatë vendi ynë ka rezerva të mëdha të pandryshuara, që mund të na bëjnë potencialisht një front i ri naftë milje larg nga nxehtësia e Lindjes së Mesme”, tha Rama
Sipas tij, qeveria e konsideron sektorin energjetik si strategjik dhe fokusi kryesor është rritja e furnizimit për konsumatorët shqiptar.
Një ditë më parë, Rama zhvilloi edhe një bisedë 90 minuta me presidentin turk, Recep Tayyip Erdogan, me të cilin foli për projektet e përbashkëta./21Media