Rama sot në Kosovë, nuk ka njoftim se do të takohet me Kurtin

Kryeministri shqitar, Edi Rama do të qëndrojë sot për vizitë zyrtare në Kosovë. Megjithatë nuk është paralajmëruar ndonjë takim me homologun e tij nga Kosova, Albin Kurti.
Në asnjërën prej agjendave të dy kryeministrave nuk është përmendur takim mes tyre.
Agjenda e Kryeministrit të Republikës së Kosovës e datës 10.6.2024
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, merr pjesë në konferencën shkencore për 25-vjetorin e ndërhyrjes së NATO’s dhe Çlirimit të Kosovës: ‘’Një çerek shekulli shtetndërtim, sfida dhe arritje- qasje multidisiplinare’’ -VENDI: AShAK -KOHA: 09:00
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, merr pjesë në seancën solemne të Kuvendit të Kosovës për nder të ish- kryeministrit britanik, Tony Blair. – VENDI: Kuvendi i Kosovës – KOHA: 10:00
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, pret në takim ish- kryeministrin britanik, Tony Blair. Mediat mund të marrin pamje në oborrin e Qeverisë. – VENDI: Ndërtesa e Qeverisë – KOHA: 10:45
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, merr pjesë në shënimin e 146- vjetorit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit. – VENDI: Kompleksi Monumental i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit- KOHA: 16:00
Agjenda e Kryemistrit të Republikës së Shqipërisë, Edi rama 10. 06. 2024
Në nisje të vizitës, kreu i qeverisë Edi Rama, do zhvillojë një takim kokë më kokë me Presidenten e Kosovës Vjosa Osmani.
Më pas, Kryeministri Rama, do të marrë pjesë në Konferencën Ndërkombëtare “Rugova dhe Perëndimi”, dedikuar këtij përvjetori, që mbahet në nderim të trashëgimisë politike të Presidentit Rugova, si dhe të vendeve aleate, të cilat patën një rol thelbësor gjatë viteve të luftës në Kosovë.
Kryeministri Rama, do t’i adresohet një prej paneleve të Konferencës, ku do të jetë së bashku me personalitete ndërkombëtare të mirënjohur për kontributin e tyre politik në periudhën e luftës, mes të cilëve ish-kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar Tony Blair dhe ish- -ryeministri Italian Massimo D’Alema.
Në vijim të agjendës, Kryeministri Rama, do të mikpritet nga Kryetari i Komunës së Prishtinës Përparim Rama, ku në një ceremoni të posaçme do të nderohet me Çelësin e Qytetit.
Gjithashtu, kryeministri Rama, do të marrë pjesë edhe në çeljen e ekspozitës së veçantë “Reporting House”, një retrospektivë e fuqishme e mediave gjatë periudhës së luftës në Kosovë, ku përmes artefakteve të gazetarëve dhe veprave të artistëve, vizitorët do të njihen me historinë e luftës së viteve 1998-1999 dhe ndikimin e saj në dekadat që pasuan.
Derisa, Rama sot është pritur nga Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani. “Bashkë, për t’i shënuar momentet më të rëndësishme të historisë së popullit tonë! Mirë se erdhe Kryeministër Rama! 🇽🇰🇦🇱 “, ka shkruar Osmani në “Facebook”. /21Media
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?