Kaloni te përmbajtja kryesore

Rama takim me Macron: Krenari dhe mirënjohje për marrëdhëniet e Francës me Shqipërinë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka mirëpritur këtë të shtunë në kryeministri presidentin francez Emmanuel Macron.

Rama së bashku me Macron mbajtën një deklaratë për shtyp.

Kryesocialisti tha se Shqipëri-Francë do të vijojnë më tej me marrëveshjet dhe bashkëpunimët.

“Krenari dhe mirënjohje për marrëdhëniet e Francës me Shqipërinë. Kemi bërë një bilanc të punëve të realizuara pas vizitës së parë historike të presidentit, që ishte i pari kryetar shteti i Francës që vizitoi Shqipërinë. Kemi vazhduar marrëveshje të tjera për të thelluar bashkëpunimin. Është një privilegj i veçantë që Shqipëria mikpriti Samitin Politik Evropian, së bashku me presidentin dhe një grup vendesh e kemi shtyrë këtë projekt në pikën ku ka konsensus të plotë nga të gjitha vendet përkatëse. Po krijohet një substancë e re mes vendeve evropiane. Kemi krijuar rrugët për të sjellë ekselencën franceze në Shqipëri”, tha Rama.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button