Rama takoi Shefin e EULEX-it, diskutojnë për themelimin e Policisë së Kryeqytetit

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama është takuar me Shefin e EULEX-it, Giovanni Pietro Barbano, me të cilin ka diskutuar për sigurinë në kryeqytet dhe themelimin e Drejtorisë së Policisë të kryeqytetit.
Siç bëhet e ditur një njoftimin e Komunës në këtë takim është diskutuar edhe për hapat e nevojshëm për të forcuar bashkëpunimin dhe për të siguruar një mjedis më të sigurt për banorët e Prishtinës.
“Kryetari i Kryeqytetit, Perparim Rama, u takua me shefin e EULEX, Giovanni Pietro Barbano, për të diskutuar iniciativat për të përmirësuar sigurinë dhe mirëqenien e komunitetit, duke përfshirë themelimin e Policisë. Diskutimet u fokusuan në hapat e nevojshëm për të forcuar bashkëpunimin dhe për të siguruar një mjedis më të sigurt dhe më të mirë për banorët e Kryeqytetit”, thuhet në njoftimin e komunës së Prishtinës në “Facebook”./21Media