“Rama u tërhoq nga plani për të rikthyer monizmin”

Sipas tij kryeministri shqiptar u tërhoq nga planet “ogurzeze”

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha e konsideroi si fitoren e parë të “Republikës së Re” vendimin për tërheqjen e kandidatit të Partisë Socialiste për zgjedhjet e pjesshme vendore në Kavajë, ndërsa shprehu vendosmërinë për të vijuar marshimin paqësisht drejt zgjidhjes përmes qeverisë teknike.

“Rama u tërhoq nga plani për të rikthyer monizmin. U tërhoq nga planet ogurzeza të mafias dhe krimit”, tha Basha nga “çadra e lirisë”.

Sipas kreut të PD-së, ky është kontributi i dytë historik i Kavajës për demokracinë në këto 27 vite.

Ai po ashtu tha se kjo lëvizje për sigurimin e votës së lirë, nuk ndalet e as nuk blihet. Ndaj ai, ia ripërsëriti ftesën kryeministrit Rama për t’u bërë pjesë e zgjidhjes së krizës.

“Rruga e vetme për t’u bërë pjesë e zgjidhjes është ndarja me krimin e drogën, dy faktorët kryesorë për destabilizmin e Shqipërisë për zgjedhje të lira e të ndershme. Rruga e vetme për t’u bashkuar me shumicën e shqiptarëve që duan zgjedhje të lira e të ndershme dhe ndarjen me krimin e drogën është qeveria teknike”, deklaroi Basha.

Sipas Bashës, zgjedhjet e lira e të ndershme do të bëhen vetëm me pjesëmarrjen e opozitës dhe kalojnë nga qeveria teknike dhe garancitë e nevojshme për zgjedhjet e lira.

Back to top button