Rama: Unë do ta fitoj të parin e Prishtinës, për të mirën e zotit Vitia etj..

Kandidati i LDK-së për kryetar të Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, sonte në RTV21 ka thënë se do ta fitojë postin e të parit të kryeqytetit, siç është shprehur ai, për të mirën e të gjithëve, përfshirë edhe kundërkandidatit të tij, Arben Vitia.
“Kemi bërë një punë të madhe këto pesë apo gjashtë muajt e fundit, mirëpo projektet tona të cilat unë i kam paraqitur këtu janë një punë 17 vjeçare, sepse i kam paraqitur edhe tek kryetarët tjerë. Pra janë të mirë analizuara, të detajuara dhe jam 100% konfident që unë jam kryetari i ri i Prishtinës”, ka thënë Rama në RTV21.

Kujtojmë që, në Prishtinë në balotazh janë Arben Vitia nga VV dhe Përparim Rama nga LDK. Në raundin e parë të zgjedhjeve, Arben Vitia i ka marrë 42.5% të votave, ndërsa Përparim Rama 29.2% të votave./21Media

Back to top button