Rama uron besimtarët myslimanë: Gëzuar Kurban Bajramin

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama përmes llogarisë së tij në “Facebook” ka uruar besimtarët myslimanë me rastin e Kurban Bajramit.
“Gëzuar Kurban Bajramin”, shkruan Rama.
Siç edhe shihet, kreu i qeverisë e ka shoqëruar postimin e tij dhe me një foto.
Festa karakterizohet me pelegrinazhin e Haxhillëkut dhe flijimin e kurbanit apo therjen e dashit.
Haxhillëku është një ndër pesë shtyllat e Islamit.
Sipas mundësive fizike dhe financiare, myslimanëve u kërkohet që ta kryejnë këtë ritual së paku një herë në jetë.
Rituali pesëditor mbahet në Arabinë Saudite, ku ndodhen vendet më të shenjta të Islamit./21Media