Rama uron presidentin e ri të Shqipërisë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka uruar Bajram Begajn për marrjen e detyrës së presidentit të Shqipërisë.

“URIME ZOTI PRESIDENT”, ka shkruar Rama në Facebook.

Kuvendi i Shqipërisë ka zgjedhur sot Bajram Begajn president të Shqipërisë.

Begaj ishte propozuar dje si kandidat për president nga Partia Socialiste dhe në seancën e Kuvendit është zgjedhur si president me 78 vota pro, 4 kundër dhe një abstenim./21Media

Artikuj të ngjashëm

Back to top button
close button