Sëmundjet ngjitëse, sa janë të rrezikuar fëmijët në Kosovë?

Sëmundjet ngjitëse brenda viti 2021 u morën jetën mbi 1 mijë personave në Kosovë. Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Kosovë (IKSHPK) për portalin rtv21.tv tregoi se në vitin 2021 nga këto sëmundje vdiqën gjithsej 1,690 persona, ku prej tyre 1,655 janë raportuar raste të vdekjes si pasojë e infektimit me COVID-19.
Të rrezikuar nga sëmundjet ngjitëse janë edhe fëmijët.
Albina Ponosheci- Biçaku, infektologe për portalin rtv21.tv ka thënë se sëmundjet infektive te fëmijët ndahen në sëmundjet ngjitëse të shkaktuara nga bakteriet, viruset, parazitët dhe myshqet.
Ponosheci- Biçaku, ka treguar se këto sëmundje barten nga kontakti direkt më i zgjatur te fëmijët në kopshte, shkolla, dhe mund të shkaktojnë sëmundje prej një infeksioni të lehtë të fytit e deri te sëmundja shumë e rëndë siq është sepsa dhe meningjiti
“Bakteriet më të shpeshta siq janë : Streptokoku betahemolitik i grupit A, Streptokokus pneumonie (pneumokoku), Neisseria meningitidis, Hemofilus influence, barten nga kontakti direkt më i zgjatur te fëmijtë në kopshte, shkolla, dhe mund të shkaktojnë sëmundje prej një infeksioni të lehtë të fytit e deri te sëmundja shumë e rëndë siq është sepsa dhe meningjiti që janë dy sëmunjde akute emergjente infektive që duhet të diagnostikohen shpejtë dhe të trajtohen shpejtë dhe në kohë për të shpëtuar jetën dhe pasojat e rënda”, ka thënë infektologia për rtv21.tv
Ponosheci- Biçaku, tutje ka treguar se me cilat sëmundje infektive mund të preken fëmijët deri në moshën 3 vjeçare, si dhe virusët që shfaqen më shumë gjatë stinës së verës.
“Virusët shkaktarët më të shpeshtë janë: Adenovirusi dhe Rotavirusi që shkaktojnë Diarenë kryesisht te fëmijtë deri në 3 vjet; virusi i Varicella zoster që shkakton Varicellën ose lijën e ujit; Ebsteinbar virusi dhe Citomegalovirusi që shkaktojnë Mononukleozën infektive. Gjatë sezonës vjeshtë – dimër më i shpeshtë është virusi i Influencës që shkakton Influencën ose gripin; Corona virusi që shkakton Ftohjen e zakonshme; virusi SARS Cov 2 që shkakton Covid 19; Parvovirusi B 9 – shkakton Megaloeritemën. Gjatë sezonës verë – vjeshtë janë Coxacivirusët që shkaktojnë Sëmundjen e duarve, shputave dhe të gojës; virusët e Hepatitit që shkaktojnë Verdhëzën; virusi i Etheve hemorragjike që shkakton ethet hemorragjike nga pickimi i rriqrave, etj”, ka thënë ajo ndër tjera.
Infektologia, Albina Ponosheci- Biçaku ka theksuar se sëmundjet infektive ngjitëse mund të paraqiten gjatë gjithë vitit varësisht nga shakatari dhe sipas shkaktarit./21Media
 

Back to top button