Rama: Veriu i Kosovës është pikë e nxehtë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Ram ka përsëritur qëndrimin e tij se KFOR-i duhet të rivendosë kontrollin në veri të Kosovës ose do të përballet me dhunë të vazhdueshme midis serbëve etnikë dhe shqiptarëve.
Rama ndër tjera ka thënë se me kalimin e kohës “Kosova është bërë tokë e askujt”.
“Veriu i Kosovës është një pikë e nxehtë. Me kalimin e viteve është bërë një tokë e askujt ku të gjitha llojet e krimeve kombinohen me nacionalizmin në rritje. Kufiri mes krimit dhe politikës është zbehur”, ka thënë ai nënjë intervistë dhënë “Financial Times”.
Rama ka thënë se duhet të mbahet një konferencë e nivelit të lartë që përfshin liderët e Francës dhe Gjermanisë dhe riangazhimin e SHBA-së.