Rumania do sjellë trupa shtesë në Kosovë

Ambasadori rumun në NATO, Dan Neculaescu ka bërë të ditur se Rumania do të sjellë në Kosovë trupa shtesë në kuadër të NATO-s.

Neculaescu ka thënë se pas vendimit të NATO-s për dërgimin e trupave shtesë në Kosovë, Rumania ka vendosur për një kontingjent të vetin.

“Forcat tona do të kontribuojnë më tej për një mjedis të sigurt në Ballkanin Perëndimor. Deti i Zi dhe Ballkani Perëndimor janë të një rëndësie strategjike, prandaj ne në NATO duhet të mbajmë një fokus të fortë në këto rajone”, ka shkruar ai në X./21Media

Show More
Back to top button