Kaloni te përmbajtja kryesore

Ramadani është intervistuar nga Specialja

Burim Ramadani, kryeinspektor i Agjencisë Kosovare të Inteligjencës, i është përgjigjur ftesës së Zyrës së Prokurorit të Specializuar të Gjykatës Speciale për t’u intervistuar si dëshmitar dhe e ka përfunduar procesin intervistues.
Këtë e ka bërë të ditur kryetarja e Komisionit për mbikëqyrjen e AKI-së, Ganimete Musliu, sot pas raportimit të Ramadanit në këtë komision.
Javë më parë, Agjencia e Kosovës për Inteligjencë ka njoftuar se Zyra e Prokurorit të Specializuar kishte dërguar fletëthirrje për dëshmitarë për Ramadanin./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button