Protestë kundër Bolsonaros në javën e modës në Sao Paolo
Disenjatorët e markës së veshjes “Menino Rei” nga Sao Paolo, dënuan racizmin dhe gjenocidin mbi popullatën me ngjyrë në javën e modës në Sao Paolo, ngjarje kjo e cila vlerësohet si më e rëndësishmja sa i përket modës në Amerikën Latine.
Disenjatorët e markës Menino Rei prezantuan koleksionin me shfryëzim të personave me ngjyrë si protagonist.
Në mesin e grupit të modelëve kishte artistë, këngëtarë, ish futbollistë, djem që shpërndajnë ushqime me porosi, persona transeksual, dhe persona në karrocë invalidësh. Këtë e bënë me qëllim që të tregojnë diversitet në mes të komuniteteve me ngjyrë dhe atyre me prejardhje afrikane.
Ngjarjen e hapi një këngëtare me një këngë dedikuar rezistencës së personave me ngjyrë në Brazil.
Javët e fundit në këtë vend u organizuan një radhë protestash të cilat denoncojnë dhunën jo ligjore të policëve ndaj komuniteteteve me ngjyrë.
Disenjatorët e Menino Rei me këtë rast kanë thënë se për ta nuk mjafton të shfrytëzojnë vetëm fushën e modës dhe pistën e modës për të treguar atë që ndjejnë.
Ata kanë thënë se ndjejnë dhembje për humbjen e personave me ngjyrë, dhe se përmes kësaj proteste duan t’i tregojnë botës se çfarë po ndodh atje.
Ky është edicioni i 53-të i javës së modës në Sao Paolo. Temë e saj është “IN Pacts”, ndërkaq qëllimi i saj është të nxjerr në pah ndikimin e modës në shoqëri./21Media
VIDEO