Ramë Lahaj ndërpret koncertin, njoftoi se i vdiq nëna

Tenori shqiptar, Ramë Lahaj koncertin në sheshin ‘Skënderbeu’ në Prishtinë e ka mbajtur më shkurt, pasi që njoftoi se sot gjatë ditës i kishte vdekur nëna.
“Ju kërkoj falje që duhet me mbyll më herët. As 1/3 e koncertit nuk ishte, sepse dy orë para koncertit ka ndërruar jetë personi më i dashur për mua, nëna, por s’desha ta anuloj”, tha tenori para të pranishmëve në koncert.
“Ramë Lahaj & Friends” do të mbahej nën shoqërimin e sopranos Lana Kos dhe baritonit, Simone Piazzola./21Media

Back to top button