Ramosaj: Punimet në rrugën Deçan-Plavë po vazhdojnë, s’kam folur me Hotin

 

Kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, ka deklaruar se punimet në rrugën Deçan-Plavë kanë filluar ditën e djeshme dhe janë duke vazhduar. Punimet në këtë segment rrugor ishin ndërprerë të dielën.

“Punimet kanë filluar dje dhe po vazhdojnë edhe sot”, tha ai.

Ramosaj që iu është drejtuar me letër publike presidentit, kryeministrit dhe kryetares së Kuvendit, duke kërkuar që Komunës së Deçanit t’i lejohet ndërtimi i kësaj rrugë, tha se nuk ka pasur komunikim me kryeministrin Hoti rreth kësaj kërkese.

“Nuk kam pasur sot ende komunikim, por po pritet që nesër me pas takim me të nëse del negativ gjithsesi”, tha ai.

Punimet në ndërtimin e rrugës Deçan-Plavë janë pezulluar të dielën pas kërkesës së kryeministrit Avdullah Hoti drejtuar komunës së Deçanit./kp

Back to top button