Ramosaj u zgjodh kryetar i degës së AAK-së në Deçan

Kryetari i Deçanit, Bashkim Ramosaj sot është zgjedhur kryetar i degës së AAK-së në Deçan.
Ramosaj përmes një shkrimi në Facebook e ka falënderuar kreun e AAK-së, Ramush Haradinajn, si dhe të gjithë delegatët për besimin.
“Falënderim të veçantë për liderin tonë, kryetarin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës z.Ramush Haradinaj, që na nderoj me prezencen e tij sot.
Falënderoj të gjithë delegatët për mbështetjen dhe besimin që më dhatë, që për 4 vitet e ardhshme të jem kryetar i degës së AAK-së në Deçan.
Ju uroj suksese të gjithë anëtarëve të Këshillit Drejtues që u përzgjodhen sot.”, ka shkruar ai./21Media

Back to top button