Raporti i komisionit për “gylenistët” dorëzohet në Prokurorinë Speciale

Sipas Sveçlës, janë gjithsej 31 shkelje që janë bërë në lidhje me këtë rast

Raporti i komisioni hetimor për deportimin e gjashtë shtetasve turq është dorëzuar sot në Prokurorinë Speciale.

Kryetari Xhelal Sveçla dhe nënkryetari Driton Selmanaj, pas një konference të mbajtur për media, ku  shpalosën gjetjet e komisionit dhe treguan ata që penguan punën për këtë rast, dorëzuan raportin  në prokurori.

Sipas Sveçlës, janë identifikuar shkeljet nëpër të gjitha fazat e këtij operacionit, e janë gjithsej 31 të tilla.

Ndërkaq, Selmanaj deklaroi se ishin partitë në pushtet, të cilat ju kanë bërë më së shumti presion, duke përmendur se Lista Serbe nuk ka marrë fare pjesë, kurse PSD- ja nga 18 mbledhje mori pjesë vetëm në katër prej tyre.

Ndryshe, në muajin mars të vitit 2018, 6 shtetas turq ishin arrestuar në Kosovë dhe pastaj ishin deportuar në Turqi. Për shkak të deportimit të tyre në Turqi kanë dhënë dorëheqje ish-ministri i Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj dhe shefi i AKI-së, Driton Gashi. /21Media 

Back to top button