Arrestohet për mashtrimin që kishte bërë në korrik të vitit të kaluar

Sipas policisë, në lidhje me rastin janë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme procedurale

Është arrestuar shtetasi romun për mashtrimin që kishte bërë në korrik të vitit të kaluar.

Pas një pune hetimore të njësiteve relevante policore, Stacioni Policor në Prizren ka arritur dje që të identifikojë dhe arrestojë të dyshuarin A.K., shtetas romun, i cili ishte në kërkim policor.

I njëjti kërkohej nga policia nën dyshimin se ishte përfshirë në një rast të mashtrimit në Prizren.

Sipas policisë, A.K, me datë 10 korrik 2018, në një filiale të një banke kishte kryer  një mashtrim, i cili kishte marrë një shumë të konsiderueshme parash, duke e futur në lajthitje punëtoren e këtij filiali.

Lidhur me rastin janë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme procedurale, duke përfshirë intervistimin e personit të dyshuar, ku pas intervistimit të njëjtit me urdhër të prokurorit të shtetit i është shqiptuar masa e arrestit për 48 orë./21Media 

Back to top button