Raporti më i ri për gjendjen e refugjatëve

“Në Maqedoni, Serbi, Kroaci, Hungari dhe Bullgari janë keqtrajtuar emigrantët dhe refugjatët”

Oxfam – konfederata ndërkombëtare për ndihmë humanitare kundër varfërisë globale, ka publikuar raportin më të ri për gjendjen e refugjatëve dhe emigrantëve në Evropë.

Oxfam e akuzon drejtpërsëdrejti Maqedoninë, Serbinë, Kroacinë, Hungarinë dhe Bullgarinë, si vende ku këta persona kanë trajtim jonjerëzor.

Sipas raportit, këta njerëz që çdo ditë tentojnë që t’i kalojnë vendkalimet kufitare, të nxitur nga dëshira për të vazhduar udhëtimin e tyre për një jetë më të mirë në Evropë, përrallën me mungesë të qasjes në procedurat për azil dhe me frikën e keqtrajtimit në këto vende të Ballkanit.

Sipas Oxfam, emigrantët detyrohen të kthehen, për të mos u lejuar qasja në procedurat e azilit, edhe pse, sipas Oxfam, hapat e tillë janë të ndaluara me të drejtën ndërkombëtare për të drejtat e njeriut, ndërkaq hapat e këtillë bëhen pa sqarime, kështu që qëllimisht mijëra refugjatë janë përzënë ilegalisht.

Qeveritë e Maqedonisë, Serbisë, Kroacisë, Hungarisë dhe Bullgarisë, duhet menjëherë t’i japin fund kthimit ilegal dhe përzënies kolektive. Oxfami kërkon që qeveritë t’i shqyrtojnë krimet e kryera ndaj imigrantëve, përfshirë edhe refugjatët dhe të ndërmarrin masa për të penguar shkelje të tilla në të ardhmen./21Media

Back to top button