Raportimet për Berishajn, Gruda: Në momentin që ka dal afera, ambasadori është dashur të largohet

Ambasadori i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, ka qenë në qendër të një raportimi për një skandal të madh në Slloveni në të cilën thuhej se ka transportuar 600 mijë euro para të gatshme nga kompania e tij në Mal të Zi te politikani slloven, kryetari i Partisë së Lirisë, Robert Golob. Por, Berishaj ka mohuar të ketë gisht në këtë skandal duke thënë se do të padisë portalin slloven që e ka publikuar.
Profesori universitar, Përparim Gruda, sonte në emisionin “Click” të RTV21, ka thënë se në momentin që ka dal afera, ambasadori Berishaj është dashur të largohet menjëherë.
“Largimi i ambasadorit nuk është çështje e diskutueshme…”, ka thënë ndër të tjera Gruda.
Ai tutje ka thënë se ajo që duhet të bëhet është që ambasadori të tërhiqet menjëherë dhe të fillojë një hetim nga e para për çdo gjë që ka ndodhur.
Agjencia Kundër Korrupsionit (AKK) ka nisur procedurat për verifikimin e pasurisë së ambasadorit, Martin Berishaj./21Media

Back to top button