Raportohen dy tentim grabitje në marketet e Prishtinës

Përmes raportit 24 orësh të policisë është bërë e ditur se dje në Prishtinë kanë dy raste të tentim grabitjes.
Rreth orës 18:20 një femër kishte raportuar se deri sa ka qenë duke punuar në dyqan, kishte hyrë një person i pa njohur me maskë të Covid- 19 dhe nën kërcënimin e armës së shkurt, kishte kërkuar prej viktimës që ta hap arkën. Mirëpo, viktima kishte refuzuar që t’ia hap arkën dhe i dyshuari ishte larguar nga dyqani. Nuk ka pasur të lënduar. Rasti është duke u hetuar.
Ndërsa, në rrugën ”Haxhi Zeka”, rreth orës 21:55 një femër ka raportuar se ka qenë duke punaur në një market dhe një burrë duke kanosur ankuesen me thikë i kishte kërkuar paratë. Pasi ankuesja kishte thirr për ndihmë, i dyshuari ishte larguar nga vendi i ngjarjes. Rasti në hetime./21Media

Back to top button