​Raportohet dhunë në familje në Prizren, sekuestrohet një pistoletë

Policia në Prizren ka njoftuar se dje është raportuar një rast dhune në familje në rrugën “Srebrenica”.
Është identifikuar personi i dyshuar A. P. (82 vjeç), i cili edhe është arrestuar për shkak të dyshimit se ka ushtruar dhunë kundër familjareve të tij.
Gjatë ndërmarrjes së veprimeve të mëtejme ligjore nga ana e hetuesve policorë, respektivisht gjatë intervistimit të të dyshuarit, i njëjti pohon se djali i tij posedon në shtëpi një armë zjarri. Policia ka identifikuar të i dyshuarin T. P. (51 vjeç), i cili më pas shoqërohet në Polici. Të njëjtit i gjendet në posedim dhe më pas i sekuestrohet në cilësi të dëshmisë një armë zjarri – pistoletë me gjashtë fishekë.
“Kundër të dyshuarit është iniciuar procedura penale për veprën penale ‘dhunë në familje’. Lidhur me këtë njoftohet prokurori i Shtetit, me aktvendim me shkrim të të cilit të dyshuarit i shqiptohet masa e ndalimit policor për 48 orë. Gjatë ndërmarrjes së veprimeve të mëtejme ligjore nga ana e hetuesve policorë, respektivisht gjatë intervistimit të të dyshuarit, i njëjti pohon se djali i tij posedon në shtëpi një armë zjarri. Lidhur me këtë informatë dhe pas njoftimit të prokurorit të Shtetit, identifikohet i dyshuari T. P. (51 vjeç), i cili më pas shoqërohet në Polici. Të njëjtit i gjendet në posedim dhe më pas i sekuestrohet në cilësi të dëshmisë një armë zjarri – pistoletë me gjashtë fishekë. Me vendim të prokurorit të Shtetit rasti vazhdon në procedim të rregullt, kurse i dyshuari pas intervistimit lirohet ndërsa kundër tij ngritet kallëzim penal për veprën ‘mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar i armëve”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës./21Media

Back to top button