Ukrainë, 2.7 milionë persona me aftësi të veçanta në rrezik
Jetët e 2.7 milionë personave me aftësi të veçanta janë në rrezik në Ukrainë, ka thënë Komiteti i OKB-së.
Ai ka cituar raporte se shumë persona janë të bllokuar ose të braktisur në shtëpitë e tyre, qendrat e kujdesit dhe jetimoret pa furnizime bazë ose ilaçe.
“Njerëzit me aftësi të kufizuara kanë akses të kufizuar ose aspak në informacionin e urgjencës, strehimore dhe strehë të sigurta, dhe shumë janë ndarë nga rrjetet e tyre mbështetëse, duke i lënë ata të paaftë për t’iu përgjigjur situatës dhe për të lundruar në rrethinat e tyre”, ka deklaruar Komiteti për të Drejtat e Personave me aftësi të kufizuara, shkruan BBC./21Media