Raportuesi i PE-së: Një hap më afër për udhëtimin e shumëpritur pa viza për Kosovën

Pasi Komiteti i Parlamentit Evropian për Liritë Civile, Drejtësi dhe Çështje të Brendshme ka votuar pro liberalizimit të vizave për Kosovën, ka reaguar Eurodeputeti holandez, Thijs Reuten, raportues i Parlamentit Evropian.
Reuten ka thënë se qytetarët e Kosovës tanimë janë një hap më afër për të udhëtuar pa viza.
“Një hap më afër! Për udhëtimin e shumëpritur pa viza për Kosovën”, ka shkruar ai në Twitter.
Komiteti i PE-së voton pro liberalizimit të vizave
Komiteti i Parlamentit Evropian për Liritë Civile, Drejtësi dhe Çështje të Brendshme ka votuar pro liberalizimit të vizave për Kosovën.
Kjo u bë e ditur në një postim në Twitter, ku bëhet e ditur se marrëveshja tripalëshe për liberalizimin e vizave për Kosovën është miratuar me 48 vota pro, 7 kundër dhe tri abstenime.

“Është miratuar marrëveshja triloge për liberalizimin e vizave me Kosovën nga eurodeputetët me 48 vota pro, 7 kundër dhe 3 abstenime”, thuhet në njoftim./21Media

Back to top button