Vdiq kitaristi legjendar Jeff Beck

Bota e muzikës rok humbi një kitarist të madh.
Jeff Beck, rok kitaristi i cili u vlerësua si një prej më të mirëve të të gjitha kohërave, ka vdekur, bëhet e ditur në një njoftim të postuar në llogarinë e tij në mediet sociale. Ai ishte 78 vjeçar.
Në njoftim shkruan: “Në emër të familjes së tij, me pikëllim të thellë njoftojmë se Jeff Beck ka vdekur”. Në njoftim po ashtu shkruan Beck vdiq si pasojë e meningjitit.
Beck arriti famë në vitet e 60-ta kur zëvendësoi Eric Clapton në bendin Yardbirds. Ai më pas themeloi grupin e tij “The Jeff Beck Group”, i cili përfshiu edhe Rod Stewart e Ron Wood.
Jeff Beck u vlerësua në Hollin e të Famshmëve të Rokenrollit në vitin 1992 si pjesë e bendit Yardbirds, ndërkaq në vitin 2009 u vlerësua si solo artist.
Beck fitoi tetë Grammy. Çmimin e parë e fitoi në vitin 1985 për performancën më të mirë rok instrumental për këngën “Escape”. Në këtë kategori u nderua edhe pesë herë të tjera.
Vitin e kaluar, Beck ishte në turne me Johnny Depp. Ata realizan albumin  “18”.
Me rastin e vdekjes së Beck, mesazhe ngushëllim familjes së tij i adresuan një radhë personalitetesh. Rod Stewart në Twitter shkroi se Beck ishte në mesin e pak kitaristëve që kur kanë interpretuar live, e ka dëgjuar atë duke kënduar dhe që i është përshtatur gjatë interpretimeve.
“Jeff, ishe më i miri”, ka shkruar Stewart.
Ron Wood shkroi se Beck do t’i mungojë shumë.
Basisti i KISS, njëherësh bashkëanëtari kryesor i këtij bendi, Gene Simmons, e ka quajtur Beck “shpirtcopëtues”. Simon ka shkruar se askush nuk i bie kitarës si Jeff.
Kitaristi tani i ndjerë Jeff Beck pas vetës la bashkëshorten Sandra./21Media

Back to top button