​Kosova e nis me fitore epokën me Fodan, mposht Armeninë

(Lajm i përditësuar)


​Kosova e nis me fitore epokën me Fodan, mposht Armeninë

Ka përfunduar ndeshja miqësore mes Armenisë dhe Kombëtares së Kosovës, ku trajneri Franco Foda e nis me fitore epokën e tij te “Dardanët”.

Pas plot 90’ minutave lojë dhe më shumë se gjashtë sosh shtesë në “Vazgen Sargsyan Republican Stadium”, Kosova e ka mposhtur si mysafire Armeninë me rezultat minimal 1:0,

Golin e vetëm të ndeshjes e shënoi Milot Rashica, i cili ia siguroi fitoren “Dardanëve” qysh në pjesën e parë në minutën e 25’.

Futbollistët e Franco Fodas treguan paraqitje tejet të mirë në Yerevan, dhe arritën ta shënojnë me fitore nisjen e epokës nën urdhrat e trajnerit të ri.

Miqësorja e radhës e Kosovës do të jetë kundër Hungarisë më datën 26 të këtij muaji.

Rezultati final i ndeshjes, 1:0 në favor të Kosovës.


​Kalon një orë lojë, Kosova ende në epërsi kundër Armenisë

Tanimë ka kaluar një orë lojë në “Vazgen Sargsyan Republican Stadium”, ku po luhet ndeshja mes Armenisë dhe Kosovës.

“Dardanët” ende janë në epërsi prej një goli në Yerevan, respektivisht 1:0, kundër Armenisë.

Goli i Milot Rashicës në minutën e 25’ është i vetmi deri tani në këtë ndeshje, ndërsa futbollistët e Franco Fodas po sulmojnë vazhdimisht që ta gjejnë edhe golin e dytë.

Rezultati momental, 1:0 në favor të Kosovës.


​Rashica e kalon Kosovën në epërsi kundër Armenisë 

Është zhbllokuar rezultati në “Vazgen Sargsyan Republican Stadium” të Yerevanit, ku po luhet përballja mes Armenisë dhe Kombëtares së Kosovës.

Kosova ka kaluar në epërsi prej 1:0 në ndeshjen kundër Armenisë, përmes golit të Milot Rashicës.

Rashica shënon në minutën e 25’ për 1:0.


Fillon përballja Kosova – Armenia

Ka filluar të zhvillohet minuta e parë në përballjen interesante mes Kombëtares së Kosovës si mysafire e Armenisë.

Ndeshja miqësore po zhvillohet në stadiumin “Vazgen Sargsyan Republican” të Yerevanit.

Kjo është ndeshja e parë e “Dardanëve” në krye me trajnerin e ri, Franco Foda.

Back to top button