Rashiq: Jam skeptik për mbajtjen e zgjedhjeve në veri

(Lajm i përditësuar)


Ministri për Kthim dhe Komunitete, Nenad Rashiq, është shprehur skeptik për peticionin për shkarkimin e kryetarëve në veri pasi fajtor për këtë thotë se sheh Serbinë.

Rashiq në një konferencë për media ka deklaruar se nuk janë rrethanat sipas tij për këtë proces, pasi shton se nuk po sheh vullnet pozitiv as nga qytetarët në veri.

“Unë jam besimtar i demokracisë dhe kam pasë qef që të gjithë banorët serbë të veriut të marrin pjesë në zgjedhje. Nuk e shoh që kjo është e mundshme. Përkundrazi, unë e shoh se nga aspekti i pushtetit në Beograd ose kryenegociatorët e dialogut ose negociatorët, nuk e kanë për qëllim përshpejtimin e mbajtjes së zgjedhjeve, qoftë rrethanave politike, qoftë shkuarjen në marrëveshjen përfundimtare. Nuk shoh vullnet pozitiv të qytetarëve as të atyre radikalëve. Sa do që munden ta shtyjnë procesin, do ta shtyjnë dhe në këtë moment nuk e shoh një vullnet pozitiv as nga qytetarët në veri. Ky është fakt i keq, ndoshta por është fakt. Në këtë moment jam skeptik për mbajtjen e zgjedhjeve në veri, por nuk do të thotë që kjo nuk do të ndryshohet”, ka thënë Rashiq.

Së fundmi është hartuar edhe udhëzimi administrativ që lejon shkarkimin e kryetarëve me anë të peticionit nga qytetarët. Ky udhëzim administrative është hartuar nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal. Sipas Ligjit për vetëqeverisje lokale, në zgjedhje të parakohshme për kryetar të komunës mund të shkohet në rast se kryetari aktual jep dorëheqje; në rast se qytetarët kërkojnë shkarkimin e kryetarit të komunës përmes një peticioni të nënshkruar nga 20 për qind e votuesve të komunës përkatëse; si dhe në rast se kryetari i komunës nuk paraqitet në vendin e punës më shumë se një muaj, pa arsye.


Rashiq bën thirrje për lirimin e drejtorit komunal të Leposaviqit

Ministri për Kthim dhe Komunitete, Nenad Rashiq, ka dhënë detaje lidhur me arrestimin e drejtorit të Administratës në Komunën e Leposaviqit, njëherësh djali i Zëvendësministrit të Ministrisë për Kthim dhe Komunitete, Nikolla Radimiroviq nga ana e policisë së Serbisë.

Ai, në një konferencë për media, ka deklaruar se Radimiroviq ishte me të fejuarën e tij kur është ndaluar, dhe ka bërë thirrje për lirimin e tij pasi është dërguar në stacionin e policisë serbe në Rashkë.

“Ka ndodhur së pari një ndalesë në pikën kufitare është mbajtur katër orë është marrë në pyetje që e konsiderojnë veten anëtarë të BIA-s. Ai është marrë në pyetje prej atyre organeve që më pas e kanë vendosur në Rashkë, ai është atje edhe sot. Thonë se do të jetë aty deri të hënën, sepse gjykatësi nuk është dispozicion po pritet që ai kur të vijë të hënën të merret me rastin. Në aspektin ku duhet të ketë gjyqtarë në detyrë në çdo kohë. Një prej elementeve është ngarkuar ai ka qenë një aktgjykim për kriminel apo kallëxim kriminel, shkelja e rendit kushtetues që është quajtur. Ai ka qenë me të fejuarën ajo ka pasur maltretime të ashpra nga ata persona”, ka thënë Rashiq.

Policia serbe arreston drejtorin e Administratës të Komunës së Leposaviqit

Back to top button