Rashiq: Beogradi dhe Lista Serbe nuk më lejojnë t’i vizitoj të rinjtë serbë të plagosur në Shtërpcë

Ministri për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës, Nenad Rashiq, ka thënë se është dashur të vizitojë dy të rinjët serbë të plagosur në afërsi të Shtërpcës, por është refuzuar për shkak të rregullave të vendosura nga Lista e Serbe dhe Beogradi.
“Krerët e klinikave kanë frikë nga paraqitja jonë sepse ekziston një rregull i vendosur nga strukturat në Beograd, i cili transmetohet përmes Listës Serbe, e ai është se nuk ka bashkëpunim me ne nga institucionet e Kosovës, por edhe me institucionet ndërkombëtare”, tha Rashiq në N1.
Ai tha se në 10 vitet e fundit është bërë një “dëbim i heshtur i serbëve”, pikërisht për shkak të Listës Serbe. Ai tha se “njerëzit që janë absolutisht sinonim i dorëzimit, shitjes dhe dhënies së tokës serbe” tani po thonë se serbët nga Kosova nuk duhet të bashkëpunojnë me autoritetet e Kosovës dhe organet ndërkombëtare.
Dita-ditës jemi gjithnjë e më pak, për shkak të “vëllait të madh” të tyre, të gjithë po vuajmë dhe “serbë ka gjithnjë e më pak”, tha Rashiq./21Media

Back to top button